75 Mall Live Search
12:43 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / MSH

Tahiri: 10 kërkesa të komunave të udhëhequra nga AAK-ja, nuk janë trajtuar për buxhet

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e sotme të kuvendit ka thënë se 10 kërkesa për buxhet nga komunat të cilat udhëhiqen nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, nuk janë trajtuar.

“Kërkesat e komunës së Rahovecit të cilat nuk janë trajtuar janë gjashtë, kërkesat që vinë nga komuna e Gjakovës janë tri dhe është një kërkesë që vjen nga komuna e Deqanit”, ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të AAK-së.

Tahiri ka kërkuar sqarime lidhur me këtë.

“E kërkova fjalën për procedurë sepse informacionet të cilat unë i kam prej kolegut deputet, që është në Komisionin për Buxhet dhe Ekonomi, Pal Lekaj, tregojnë që ka një shkelje procedurale të plasimit të këtij buxheti në këtë seancë dhe kjo ndërlidhet me mos trajtimin dhe mos sjelljen në kuvend të kërkesave buxhetore që vinë nga organizatat buxhetoren Në këtë rast, unë flas për kërkesat që vinë nga komunat të cilat udhëhiqen nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës. Janë kërkesa të komunës së Rahovecit të cilat nuk janë trajtuar – gjashtë, kërkesat që vinë nga komuna e Gjakovës janë tri, dhe është një kërkesë që vjen nga komuna e Deqanit. A ka mundësi një sqarim rreth kësaj teme?”, u shpreh Tahiri.