11:53 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Tahiri: 29 deputetët e Vetëvendosjes s’mund të rrezikojnë mandatin e 91 të tjerëve të zgjedhur nga populli

Zyrtari nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se rrezikimi i mandatit të deputetëve për shkak të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të shkuar në zgjedhje, mund të jetë vetëshkatërrues për shtetin e Kosovës.

Sipas tij 29 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të rrezikojnë mandatin e 91 deputetëve të tjerë të zgjedhur nga populli.

Madje Tahiri tha se kjo logjikë mund të krijojë precedant të rrezikshëm i cili mund të jetë vetëshkatërrues për demokracinë dhe shtetin, transmeton Indeksonline

“Si ka mundësi që për shkak të mosmarrëveshjeve politike të partive në pushtet me u rrëziku mandati i 91 deputetëve, mandat i cili është certifikuar vetëm katër muaj më herët (27.11.2019). Pyetja shtrohet, a është VV shumicë e kualifikuar parlamentare? Përgjigjja është JO. Atëhërë, si ka mundësi që 29 deputetë me cenu mandatin e 91 deputetëve të sapo legjitimuar nga populli”, shkroi Tahiri./Indeksonline/