75 Mall Live Search
22:25 / E Hënë, 08 Korrik 2024 / Gj. Sh

Tahiri: AAK e ka bërë ushtrinë e autostradën – Çfarë ka bërë VV-ja?

“Në 20 vjet e fundit ma shumë ka qeverisë LVV-ja se Aleanca e Ardhmërisë për Kosovën, e unë po ta jap bilancin e qeverisë 18-mujore të Haradinaj dhe qeverisë 4-vjeçare të Kurtit,” tha Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në “Debat Plus”.

Gjatë diskutimeve, Tahiri thotë se për 18 muaj AAK-ja ka punuar më shumë se qeveria Kurti në 4 vjet qeverisje.

“Qeveria Haradinaj e ka bërë ushtrinë e Kosovës, e kemi bë statutin e Trepçës, i kemi bërë 50km autostradë, i kemi nisë autostradat që kanë qenë të buxhetume, i kemi bërë ligjet për administratë shtetërore, ligjin e pagave, a bën me ditë cka kanë bërë këta,” u shpreh Tahiri.

“Ka raste të ndryshme në hetuesi, por për rastin e 53 milionëshit asnjëherë nuk e pranoj që ka vjedhje.” tha tutje deputeti.