75 Mall Live Search
10:02 / E Premte, 03 Tetor 2025 / A

Tahiri: Albin Kurti e Edi Rama mbeten jashtë dyerëve të Washingtonit, keq i kemi punët si komb

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump la jashtë dyerve të Washingtonit, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe atë të Shqipërisë, Edi Ramën.

Me ç’rast ajo nënvizon se “keq i kemi punët si komb, si dy shtete”.

Në shkrimin e saj, Tahiri thotë se Kurti kot shkoi në SHBA dhe se atje u injorua plotësisht nga Qeveria amerikane.

“Dy politikanë shqiptarë jashtë orbitës së Trumpit – njëri mbeti jashtë dyereve të Washingtonit tjetri nuk e kaloi oqeanin Atlantik – Kurti kot shkoi në SHBA u injorua plotësisht nga Qeveria amerikane, Edi Rama përfundoi si një argetues i diplomatëve evropianë me batuta në kurriz të Trumpit, keq i kemi punet si komb, si dy shteteve..”, ka shkruar Tahiri.