Tahiri: Aleanca është pjesë e Kuvendit të ardhshëm, me grupin e vet parlamentar
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar me bindje se Aleanca do të ketë grupin e vet parlamentar, në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në një postim në Facebook, Tahiri thotë se që tash, Aleanca ka 50 mijë vota veç në Kosovë, transmeton IndeksOnline.
“Aleanca qysh tash i ka 50 mijë vota veç në Kosovë dhe, edhe nëse nuk merr asnjë votë nga diaspora ose nga votat me kusht, është pjesë e Kuvendit të ardhshëm me grupin e vet parlamentar.
Veç thash t’ju kallxoj për ju që nuk e dini!” u shpreh Tahiri.

