75 Mall Live Search
21:15 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / FR

Tahiri: Amerika s’na do më shumë nëse nuk jemi të përkushtuar ndaj vlerave evropiane

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se ne jemi popull pro-amerikan dhe se jemi falënderues.

Por, ai u shpreh se Amerika nuk na do më shumë, siç tha, nëse nuk jemi të përkushtuar ndaj vlerave evropiane.

“E shoh një gabim shumë të madh kur mundohen me e nda botën perëndimore, ne jemi popull proamerikan, ne jemi shumë falënderues. Por, nuk ka do neve Amerika më shumë nëqoftëse nuk jemi shumë të përkushtuar ndaj vlerave evropiane”, u shpreh tutje Tahiri.