75 Mall Live Search
09:57 / E Hënë, 09 Mars 2026 / S Z

Tahiri: Asnjë kryeministër nuk guxon të marrë vendime “për hatër”

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se asnjë kryeministër nuk guxon të marrë vendime për hatër të askujt.

“Asnjë kryeministër nuk guxon të marrë vendime “për hatër”. Kur një vendim justifikohet me “do ta bëjmë për shkakun tënd”, kjo nuk është as qeverisje e as demokraci, por arbitraritet dhe cenim i shtetit”, ka shkruar ai.

Ky reagim i Tahirit vjen pas një deklaratë të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq të dhënë për Radio Gorazhdecin e ku tha se këmbëngulja e tij çoi në zbatimin e vendimit për bartjen e 24 hektarëve manastirit të Deçanit, me ç’rast, siç ka shtuar ai, Kurti i kishte thënë se “po e bëj për shkakun tënd”.

Ndërsa një ditë pas, sot, Rashiq në një prononcim për Kallxo.com tha se ka bërë një ngatërresë për këtë deklaratë.

Sipas tij këtë rast e ka ngatërruar me rastin e pranimit të kërkesës për vizitën e patriarkut Porfirije, për krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.