75 Mall Live Search
21:46 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / Z S

Tahiri: Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka mirëpritur zyrtarizimin e kandidaturës së Hamzës për kryetar të PDK-së.

“Bedri Hamza sot zyrtarizoi kandidaturën për kryetar të PDK-së. Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së si partia fituese në vend. Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, ka thënë Tahiri.

PDK-ja të hënën e javës së ardhshme do të mbajë Konventën për zgjedhjen e kryetarit./Indeksonline/