75 Mall Live Search
23:01 / E Diele, 21 Shkurt 2021 / AR

Tahiri bëhet kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri: Ndryshimi do vazhdojë në gjithë Kosovën

Kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Hysni Gërguri ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante, shkruan Indeksonline.

Por atë pozitë tashmë do ta mbajë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Tahiri në një prononcim për Indeksonline tha se Kryesia e Degës së LDK-së e ka ngarkuar për ta udhëhequr degën.

Tutje, ai shtoi se LDK do të ndryshoj siç kërkon anëtarësia e saj dhe qytetarët, ka filluar sot në Vushtrri do të vazhdoj në gjithë Kosovën.

“Pas doreheqjes se Dr. Hysni Gerguri, ne bazë të Statutit të LDK, nga pozita e Nenkryetarit të degës i zgjedhur në Kuvend zgjedhor të Degës, Kryesia e Degës së LDK më ka ngarkuar udhëheqjen e degës. LDK do të ndryshoj siç kërkon anëtarësia e saj dhe qytetarët, ka filluar sot në Vushtrri do të vazhdoj në gjithë Kosovën”, tha Tahiri./Indeksonline/