13:13 / E Premte, 01 Mars 2024 / S Z

Tahiri: Çështja e dinarit nuk duhej të ishte temë në Bruksel

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se çështja e dinarit nuk është dashur të diskutohet në Bruksel.

Sipas tij, kjo është çështje e brendshme të cilës duhet t’i ipet një zgjidhje në Kosovë me partnerët ndërkombëtarë, njofton Klankosova.

“Euro është valuta e vetme në Kosovë. Për këtë temë duhet të ketë diskutime të brendshme në Kosovë dhe asesi tema e dinarit të kalojë temë në Bruksel. Kjo është çështje e brendshme, kësaj çështje duhet t’i ipet një zgjidhje në Kosovë me partnerët tanë ndërkombëtar. Ajo që duhet të bëjë qeveria është që këtë temë ta diskutojë në Kosovë me palë të interesuara, a është BE apo ShBA, duhet të diskutohet në Prishtinë, pse duhet të shkojmë në Bruksel për valutën e Kosovës?. Nuk ka logjikë që një çështje e brendshme të bëhet temë ndërkombëtare”, u shpreh Tahiri