75 Mall Live Search
12:31 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tahiri, deputetëve: Kthehuni temës, t’i votojmë marrëveshjet

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri, ka marrë fjalën në emër të Qeverisë së Hotit, duke kërkuar që të ndërpritet debati i nisur, e të cilin e ka cilësuar si debat koti, raporton IndeksOnline.

Tahiri ka thënë se e mirë apo e keqe kjo qeveri i ka 61 vota, nga deputetët e partive politike që kanë bërë shumicën parlamentare.

“Ky diskurs politik që po përdorni, është debat koti jashtë secilit debat. E para kjo qeveri e mirë e keqe i ka 61 deputetë që  e kanë votuar, nuk ka asnjë logjikë me i thanë Qeveri “koti”, kush i ka pas 2/3, ne jemi duke folur për 6 marrëveshje, që i kanë prezantuar, edhe qeveritë paraprake të cilat në esencë e ndihmojnë jetën dhe për çka janë thirrur, tashti është debat tjetër, pse jeni rrëzu, kthehuni temës, t’i votojmë marrëveshjet, nëse nuk votohen atëherë ky është debat koti”, tha Tahiri para deputetëve.

Sipas tij këto ofendime që po përdoren nga deputetët janë të padinjitetshme.