75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / LB

Tahiri, deputetëve: Votojeni rezolutën e AAK-së për rritjen e koeficientit nga 105 në 129 euro

Sot me fillim në ora 10:00 vazhdon punimet Kuvendi i Kosovës ku si pikë e rendit të ditës pritet të jetë për votim rezoluta e propozuar nga AAK për rritjen e koeficientit të pagave nga 105 në 129 euro. 

“Duke vlerësuar që edhe raportet e fundit të Bankës Botërore po këtkojnë që të shmangët një kolaps ekonomik, vlerësojmë se: është tepër me rëndësi që sot kuvendi të votoj rezolutën ku kërkohet të rritet koeficienti nga 105 ne 129”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i Tahirit:
Sot, në rendin e ditës e kemi Rezolutën e prezantuar nga GP i AAK-së ku kërkohet rritja e koeficientit nga 105 në 129 euro. 
– Duke ditur që jemi në një situatë të rend ekonomike në vend;
– Faktin që punëtorët në administratën e shtetit menxi po e lidhin muajin me muaj;
– Duke vlerësuar që edhe raportet e fundit të Bankës Botërore po këtkojnë që të shmangët një kolaps ekonomik, vlerësojmë se: është tepër me rëndësi që sot kuvendi të votoj rezolutën ku kërkohet të rritet koeficienti nga 105 ne 129”. 
Deputet, mos kqyrni majtas e djathtas por votoni, PËR.