75 Mall Live Search
08:06 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / Z S

Tahiri: Do të bashkëpunoj me secilin kryeministër, s’kam inate me askënd

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se do të bashkëpunojë me secilin kryeministër të Kosovës, nëse merr postin e të parit të komunës.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Tahiri tha se ai nuk ka inate me askënd, derisa shtoi se për të është më e rëndësishme ndërtimi i një aleance të mirë, sesa i një beteje, transmeton Klankosova.tv.

“Unë do të vazhdoj të bashkëpunoj ngushtë me secilin kryeministër të Republikës së Kosovës, si kryetar i komunës do të jem i hapur, do të jem bashkëpunues, nuk kam ngarkesa, nuk kam inate, përkundrazi koncentrohem dhe mbajë energjinë për tashmë në të ardhmen. Për mua më e dobishme është si të ndërtoj një aleancë, e jo të mbaj një betejë të hapur”, u shpreh ai.

Mes tjerash, Tahiri tha se ai do t’iu shërbejë secilit qytetar të Mitrovicës, teksa shtoi se për të nuk ka rëndësi orientimi politik i tyre.

“Qytetarët e Mitrovicës unë i kom ftuar në bashkim, dhe çdo ditë dora ime ka qenë për bashkim tek ta, për të ardhmen e përbashkët që do ta ndërtojmë, dhe do ta shkruajmë bashkërisht”, tha Tahiri.

“Për mua shumë pak ka rëndësi kush me cilën parti politike është. Unë do të jem kryetari i të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, unë do t’i shërbej të gjithëve, unë do t’i mbështes të gjithë. Unë e di që nuk do të mundem t’i zgjidh të gjitha problemet e secilit qytetar, por jam i bindur që do t’i startojë krejt”, tha ai.