75 Mall Live Search
22:02 / E Enjte, 18 Mars 2021 / OSH

Tahiri e bën publike kandidaturën për Podujevë: Ju siguroj se gara, programi e ekipi, do të jenë model

Besnik Tahiri përmes një postimi ka bërë publike kandidaturën për komunën e Podujevës.

Ai në postimin e tij tha se vjen për dy arsye: “E e para, se kam hyrë në garë me seriozitetin më të lartë, dhe e dyta, se garoj për fitore”, tha ndër të tjera Tahiri, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Besnik Tahirit:

Te dashur llapjanë,

Me bindje të plotë kam vendosur të paraqes kandidaturën për Kryetar të Komunës së Podujevës. Kandidatura ime shpreh vullnetin dhe deshiren time dhe te Aleances, që gjithë dijen, përvojën e përkushtimin t’ia jap qytetit tim te lindjes dhe qytetarëve te tij.

Kjo kandidaturë, vjen shumë më herët për dy arsye: e para, se kam hyrë në garë me seriozitetin më të lartë, dhe e dyta, se garoj për fitore. Në këta muaj, do të identifikoj, analizoj e hartoj programin politik, jo vetëm si përgjigje ndaj problemeve, por para së gjithash, si mundësi për një prespektivë të re qeverisëse e zhvillimore.

Do t’i konsultoj të gjithë ata që duan dhe besojnë në ndryshimimin e vërtetë, pa dallim rreshtimesh e flamujve partiakë. Kjo garë, e ky projekt nuk do të jetë i zakonshëm e as i një partie. Por, një moment e mundësi që së bashku ta kapim hapin e ndryshimit.

Ju siguroj se gara, programi e ekipi, do të jenë model, ndërkaq ballafaqimi, do të jetë vetëm mbi programin e vizionin. Besoj, se ndryshimi është i vërtetë, vetëm kur ka objektiva të qarta e njerëz të përkushtuar. E kundërta është improvizim.