23:46 / E Hënë, 21 Shtator 2020

Tahiri e mirëpret vizitën e delegacionit amerikan në Kosovë, thotë se kjo përkrahje duhet të bëhet edhe nga BE-ja duke na hequr vizat!

Zëvëndëskryeministri Besnik Tahiri e ka mirëpritur viziten e Richard Grenellit dhe përfaqësuesve të institucioneve kryesore financiare dhe zhvillimore, në Kosovë.

Ai tha se kjo vizitë shënoi edhe një pikë tjetër kulmore, të përkushtimit politik, diplomatik e financiar të SHBA-ve, në të ardhmen e Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Do të ishte premtuese që kjo lloj përkrahje të imitohet edhe nga BE, me mundësinë e tyre të parë, e që është heqja e vizave për kosovarët, gjë e cila po pengon mobilitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, përfundoi ai.

Postimi i plotë:

Vizita e të dërguarit special, ambasadorit Richard Grenell, dhe e përfaqësuesve të institucioneve kryesore financiare dhe zhvillimore, shënoi edhe një pikë tjetër kulmore, të përkushtimit politik, diplomatik e financiar të SHBA-ve, në të ardhmen e Kosovës. Do të ishte premtuese që kjo lloj përkrahje të imitohet edhe nga BE, me mundësinë e tyre të parë, e që është heqja e vizave për kosovarët, gjë e cila po pengon mobilitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë!