Tahiri e Zyba përplasen për kutinë e votimit në Kuvend (Video/Foto)

Procesi i votimit për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese është ndërprerë, raporton IndeksOnline.
Deputetët e opozitës nuk po lejojnë votimin në shenjë proteste për mos formimin e një komisioni hetimor parlamentar për krizën energjetike në Kosovë.
Madje shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka pasur një përplasje me deputetin e VV-së, Sali Zyba rreth kutisë së votimit.
Tahiri për të penguar votimin e ka larguar kutinë nga tavolina./IndeksOnline/

