75 Mall Live Search
14:16 / E Hënë, 10 Prill 2023 / S Z

Tahiri: Është dita e 100 e këtij viti, s’patëm mundësi askujt në Qeveri t’i themi ‘puna e mbarë’

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar pushtetin, duke thënë se sot është dita e 100-të e vitit, pa pasur mundësi askujt në Qeveri me i thënë “puna e mbarë”.

Ai ka thënë se nuk po shihet se çka do të ndodh me pagën minimale, se nuk dihet fati i Ligjit të Pagave dhe se nuk dihet kur do të nisin punimet në magjistrale.

“Sot, është dita e 100 e këtij viti, pa pasur mundësi askujt në Qeveri me i thënë ‘puna e mbarë’. Vitit 2023 i kanë mbetur edhe 265 ditë, nuk po shihet se çka do të ndodhë me pagën minimale, s’dihet fati i Ligjit të Pagave, nuk dihet kur do të nisin punimet në rrugët magjistrale, nuk dihet asgjë!!”, ka shkruar ai në Facebook./Indeksonline/