75 Mall Live Search
13:55 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tahiri fillon nga Hani i Elezit vizitat nëpër komuna, premton Ligjin e ri të Financave Lokale

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri këtë të shtune ka vizituar Hanin e Elezit, duke filluar nga kjo komunë vizitat konsultative në komunat e Kosovës.

Tahiri thotë se këto vizita kanë për qëllim ndërtimin e një agjende për të cuar përpara projektet e rëndësishme, që kanë relacion me nivelin qëndror.

Ai poashtu premtoj që së shpejti do të prezantohet Ligji i ri për Financat Lokale.

Në vazhdim statusi i plotë:

Do të vazhdoj të jem afër komunave, aty ku zhvillohet jeta

Sot, kam filluar vizitat konsultative me komunat e Kosovës me qëllim ndërtimin e një agjende të përbashkët bashkëpunuese, për të çuar përpara projektet e rëndësishme që kanë relacion me nivelin qendror duke vizituar komunën e Hanit të Elezit, ku jam pritur nga kryetari i kësaj komune, Rufki Suma.

Gjatë takimit, theksova se ky është një fillim i mirë i zhvillimit të një konsulte të vazhdueshme, pasi që kryetarët e komunave janë në komunikim direkt me qytetarët të cilët presin prej tyre shërbime më cilësore dhe efikase, ndërsa vetëm me punë dhe politika zhvillimore mund të ecim para, duke shprehur përkushtimin tonë që të jemi afër qytetarëve.

Me vizitat konsultative në secilën komunë, si qeveri së shpejti do të prezentojmë Ligjin e ri të Financave Lokale i cili do të përmbushë pritjet e komunave në dhjetë vitet e ardhshme.