75 Mall Live Search
21:24 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / AR

Tahiri flet për gabimet drejtshkrimore: Nuk është hera e parë që ndodhin

U përfolën shumë gabimet drejtshkrimore të shefit të GP së PDK-së, Abelard Tahirit, që kishte bërë gjatë plotësimit të një formulari.

Ai sonte foli për ato gabime ku tha se, është çuditur me vetën dhe se i kishte bërë pa vetëdije e ndoshta edhe nga pakujdesia, shkruan Indeksonline.

Tutje, Tahiri tha se nuk është hera e parë që ndodhin gabime të tilla.

“Isha duke u kthyer nga një udhëtim dhe pash lajmin, nëse nuk gaboj në kallxo, më bëri përshtypje se fjala “deputet” ishte e shkruar gabim, e aty e pashë edhe vetën time”.

Pra, nuk është hera e parë që ndodhin gabime të tilla, por ndoshta nga pakujdesia, nga vëmendja dhe realisht më ndodh që sa herë të marrë detyra të reja e bëj një lapsus. Edhe në kohën kur e kam marrë postin e ministrit, e lash një shkrim për ta postuar dhe aty pata shkruar “do ta mbështes krimin dhe korrupsionin” sepse kisha harruar ta shtoj fjalën “luftën kundër…“

Me të thanë të drejtën jam çuditur shumë, me vetveten, se si e kam bë pa vetëdije, nuk jam i vetëdijshëm, nuk e di si më ka ik? Sot nuk pata kohë, por desha ta kërkoj formularin origjinal… Sepse isha tepër i habitur me vetën time. Nuk po them që ka ndërhyrje megjithatë do të kërkoj me pa”, tha Tahiri në T7.

Tahiri kishte gabuar në katër fjalë duke vendosur shkronjën “ë”, pa vend. Ai shkroi “Skenderajë”, “Shqiptarë”, “Anglishtë” dhe “Deputetë”./Indeksonline/