75 Mall Live Search
23:25 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / AR

Tahiri: Forca e Aleancës e bëri Prishtinën me Ligj për Kryeqytet!

Zëvendëskryeministri në detyrë, njëherësh kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Tahiri tha se partia e tij e ka bërë Prishtinën me Ligj për Kryeqytet, shkruan Indeksonline.

Ai tregoi se gjatë ditës së sotme pati takim në Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, ku së bashku me Daut Haradinajn biseduan për sfidat e gastronomëve gjatë periudhës me pandeminë.

Postimi i plotë:

Forca e Aleancës e bëri Prishtinën me Ligj për Kryeqytet!

E nisa ditën me takim në Odën e Hotelerisë̈ dhe Turizmit të Kosovës, ku së bashku me Dautin biseduam për sfidat e gastronomëve gjatë periudhës me pandeminë. U zotuam se gjithmonë do të jemi pranë këtij sektori me rëndësi për ekonominë e vendit.

Në Qendrën Tregtare “Albi Mall” e ndava me shumë biznese programin tonë ekonomik, program ky që me fondin një miliardësh e ngjallë ekonominë e vendit.

Vazhdova me takimet me të rinjtë entuziast nga lagjet e ndryshme të Prishtinës, Dardani, Pejton dhe lagjen Kolovicë. Në të gjitha takimet mbështetja për Aleancën dhe Presidentin Haradinaj është tani më masovike.

Në fund u ndala tek salloni i Blerinës për pak kohë për të ndarë programin tonë për bizneset e vogla dhe për t’i prerë pak flokët ?.