Tahiri: Frikësohem se Byroja për konfiskimin e pasurisë do jetë partiake
Komisioni për legjislacion ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për Projektligjin për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, transmeton IndeksOnline.
E deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri si anëtar i këtij komisini është shprehur se po frikësohet se byroja për konfiskimin e pasurisë do jetë partiake.
‘’Institucioni duhet të jetë i drejtësisë e jo i partisë, sot është kjo parti e nesër mund të jetë një parti tjetër e na nuk duhet me maru institucione që janë në funksion të një subjekti politik’’, ka thënë Tahiri.

