75 Mall Live Search
11:31 / E Enjte, 06 Maj 2021 / OSH

Tahiri- Gërvalles: Ti je turpi i Kosovës, ti përfaqëson veç Serbinë, ti je mjerim!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri i është përgjigjur ashpër ministres së Punëve të Jashtme, Donika  Gërvalla sa iu përket deklaratave se ‘Specialen nuk e ka krijuar Serbia, por vet deputetët’.

Tahiri tha se Gërvalla është turpi i vendit dhe kështu përfaqëson veç Serbinë.

“E nderuar ministre sot na e dëshmove që Republika e Serbisë nuk ka nevojë me u marr me Republikën e Kosovës sepse të ka aty në Kosovë, në krye të diplomacisë së Kosovës. Ti je turpi i diplomacisë së Kosovës. Me dal dhe me thanë që Serbia nuk e ka bërë Gjykatën Speciale është turpi më i madh. Ajo gjykatë është bërë me fakte të sajuara nga qeveria serbe. Dil kërkoju falje qytetarëve dhe atyre që janë atje të akuzuar”, ka thënë Tahiri.

“Sepse kjo gjykatë është bërë nga njerëz si ju dhe nga dëshmi të juve. Sot nuk ka nevojë Daçiqi me fol sepse është Donika Scwarz sepse atë tjetrin pom vjen marre me ta përmend.  Ti sot më shumë ngjason me ambasadorin e Serbisë në Kosovë sesa me ministren e punëve të Jashtme”, ka thënë ai.

“Prandaj dil kërkoju falje, viktimave, grave të dhunime dhe kërko që gjenocidi serb duhet të dënohet se ka ndodhur në Kosovë. Është turp për ty, o marre për ty. Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë, nuk je përfaqësuesja e imja. I bëjmë thirrje kryeministrit që ti nuk duhesh më me qëndru në këtë sallë. Ti duhesh me ec”, ka thënë ai.