75 Mall Live Search
20:06 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / AR

Tahiri: Gjakova i dha mbështetje të madhe Aleancës me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj

Zëvendëskryeministri në detyrë, njëherësh kandidati për deputet i AAK-së, Besnik Tahiri sot ishte në Gjakovë ku edhe shpalosën programin qeverisës, shkruan Indeksonline.

Ai tha se Gjakova i dha mbështetje të madhe programit të Aleancës me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

Gjakova, qytet i vlerave që i fali shumë lirisë së Kosovës, i dha mbështetje të madhe programit të Aleancës me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj.

Gjatë shpalosjes së programit të Alenacës në Gjakovë, qytetarët shprehën vullnetin që bashkërisht të punojmë dhe ta ruajmë atë që e kemi ndërtuar deri më tani me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj.

Vizioni dhe programi i Aleancës garantojnë kapërcimin e krizës dhe ringjalljen e vendit drejt një të ardhme të sigurt për qytetarët.

Faleminderit Gjin, për punën dhe angazhimim tuaj.