75 Mall Live Search
11:33 / E Premte, 11 Korrik 2025 / k.v

Tahiri: Hera e 45-t që Dehari është duke e shkel Kushtetutën

Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në foltoren e Kuvendit ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari është duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Ai ka kërkuar nga Dehari që të kthehet në rendin e ditës

“Kjo është hera e 45 që kryesuesi është duke e shkel Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Tahiri, të cilit i është ndalur fjala.