75 Mall Live Search
12:59 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / L K

Tahiri i AAK-së: Kjo qeveri do të ikë më 9 shkurt, do të ikë njëherë e përgjithmonë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme ka folur për bisedat e Dejona Mehalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, përcjell IndeksOnline.

Ai kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje rëndë, duke thënë se strukturat joformale që nuk kanë asnjë rol në qeverinë e Kosovës sot vendosin për taksa-paguesit e Kosovës, përcjell IndeksOnline.

“Jemi mbledhur sot me vetmin qëllim që ta zbardhim një skandali i cili është i shumti në këto vite e që është me interes të publikut dhe zbatimit të ligjit që të diskutohen disa çështje.

Cila është metoda e vendimmarrjes në këtë qeveri?, Cili është ndikimi i strukturave joformale?, Të zbardhet niveli me i madh korruptv në histori të Kosovës.

Struktura joformale që nuk kanë asnjë rol në Qeverinë e Kosovës sot vendosin për taksa paguesit e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Deputeti Tahiri tha se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me mashtrim para katër viteve.

“Kjo qeveri do të ikë, më 9 shkurt, do të ikë njëherë e përgjithmonë”,

“9 shkurti do të jetë dita e gjykimit për ta”, tha ai./IndeksOnline/