Tahiri i PDK-së i kërkon Qeverisë program përmbajtësor

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën plenare në Kuvend ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të sjellë një agjendë përmbajtësore të programit qeverisës, shkruan IndeksOnline.
Tahiri tha që është e nevojshme që të debatohet për çështjet socio-ekonomike për t’iu dal në ndihmë qytetarëve të prekur nga pandemia.
Ai po ashtu pati disa kritika për çështjen e sigurimit të vaksinave anti-covid.
Tahiri i kërkoi Qeverisë që të jenë më serioz dhe të përgjegjshëm për sigurimin e tyre.
“Qeveria duhet të ketë një agjendë dhe program.
Me çfarë dinamike do iu dal në ndihmë Qeveria qytetarëve që janë prekur nga pandemia.
Ata presin nga qeveria zgjidhje për t’iu mundësuar rikthim në punë dhe të kontratave të tyre.
Po kërkojmë që edhe nëse nuk keni program fare të keni një vizion, një ide për të debtuar për rimëkëmbjen ekonomike, për çështjet ekonomike.
Kur janë të panjohura atëherë janë të pamatura dhe të pamundura këto. Pa dyshim që kjo do të ishte e pafalshme, PDK e sheh shumë të nevojshme që të kenë agjendë përmbajtësore të Qeverisë.
Këto sfida janë reale dhe të përditshme, nuk është opsion është oblig që duhet të ballafaqoheni me të.
Kërkjmë që të jeni më të përgjegjshëm dhe serioz në sigurimin e vaksinave”, tha ai./IndeksOnline/