Tahiri i PDK-së në Reçak, aty ku mori kthesë historia

Kandidati i PDK-së për deputet, Ilir Tahiri, sot qendroi në Reçak, ku u takua me shumë banorë të kësaj zone.
Nga vendi ku mori kthesë historia, Tahiri u prit me shumë ngrohtësi.
Takimi u shoqërua me biseda produktive dhe këngë popullore, shkruan IndeksOnline.
“Në Reçak, aty ku kthesa e historisë mori drejtimin kah liria e Kosovës. Gjaku i heronjve dhe martirëve është motivi dhe frymëzimi ynë për ta bërë Kosovën një vend të zhvilluar, të jetueshëm dhe të dashur për të gjithë popullin e saj.
Faleminderit për pritjen, mbështetjen dhe motivin e dhënë nga të gjithë miqtë e pranishëm në këtë takim. Mirënjohje përjetë!
Faleminderit për ftesen dhe pritjen në oden e tij Abdulla Musliu”, shkroi Tahiri në facebook, pas përfundimit të takimit.