Tahiri i reagon ashpër BE-së: Për çfarë neutraliteti bëhet fjalë?

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, i ka reaguar Bashkimit Evropian i cili në arsyetimin për fotografinë prapa Miroslav Lajçakut, ku Kosova paraqitej pjesë e Serbisë, tha se BE-ja ka status neutral.
Kjo deklaratë, erdhi nga zëdhënësi i BE-së për politika të jashtme dhe çështje të sigurisë, teksa ka shkaktuar reagimin e Edita Tahiri.
BE-ja arsyeton çështjen e flamurit skandaloz prapa Lajçakut ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë
Kjo e fundit me një postim në Twitter, ka pyetur se për çfarë neutraliteti bëhet fjalë kur 22 vende të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së kanë njohur shtetin e pavarur të #Kosovës. 22 e kanë njohur dhe, vetëm 5 ende nuk e kanë njohur. Për çfarë lloj ‘neutraliteti statusi’ po flasin disa zyrtarë të # BE-së?”, ka shkruar ajo.
Overwhelming majority of #EU member states have recognized the independent state of #Kosovo. 22 have recognized and, only 5 yet did not. For what kind of ‘status neutrality’ are speaking some #EU officials?
— Edita Tahiri (@EditaTahiri) February 25, 2021