75 Mall Live Search
13:26 / E Diele, 26 Dhjetor 2021 / LB

Tahiri i reagon Kurtit: Qeveritë janë për të zgjidhur problemet, jo për të fajësuar tjerët

Ish kryenegociatorja e Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka fajësuar qeveritë e kaluara për krizën energjetike.

Tahiri ka shkruar në Facebook se qeverinë janë për të zgjidhur problemet, sepse për këtë punë kanë marrë votat dhe jo për të fajësuar qeveritë e kaluara, transmeton Indeksonline.

Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes ka thënë ndër të tjera se qeveritë e kaluara e kanë lënë Kosovës në terr dhe të papërgatitur për sfidat e shekullit XXI.