75 Mall Live Search
16:21 / E Enjte, 08 Prill 2021 / OSH

Tahiri i Vushtrrisë u kërkon asambleistëve të përkrahin projektin që parasheh 813 vende pune

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka takuar shefat e grupeve kuvendare në KK për konsultime lidhur me seancën e Kuvendit për vendosjen e bizneseve në Zonën Ekonomike në Lumadh

Tahiri, ka takuar sot shefat e grupeve kuvendare në Kuvendin e Komunës, Bahrie Ademi, shef i GP VV, Ilmi Azemi, shef i GP PDK dhe Nezir Klinaku, Kryetar i LB në Kuvendin e Komunës për konsultime lidhur me seancën e Kuvendit për vendosjen e bizneseve në Zonën Ekonomike në Lumadh.

GP i LDK i ka dhënë mbështetje mbajtjes së seancës për këtë qëllim.

Sic njpftpn komuna e Vushtrrisë, Tahiri ka njoftuar të gjithë të pranishmit se

Komuna e Vushtrrisë përkatësisht Komisioni i Kuvendit ka pasur takim të ndarë edhe me GP të VV-së, ku 3 asambleist të VV janë informuar për tërë procesin me cka janë adresuar kërkesat e këtij grupi politik që ka pasur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit e të cilën seancë e braktisën.

“Kryetari Tahiri ka kërkuar nga të gjithë asambleistët që të përkrahin projektin më të rëndësishëm ekonomik të Vushtrrisë, ku parashihen mbi 813 vende të reja të punës dhe mbi 22 milion euro investime”,thekson komunikata.