Tahiri infektohet me Covid-19: Virusi ka simtoma jo të lehta

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai thotë se tashmë gjendet në izolim.
Tutje, Tahiri thotë se edhe është pse i vaksinuar me dy doza, virusi ka simtoma jo të lehta, raporton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Të dashur miq,
Pas testimit, kam marrë konfirmimin se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Edhe pse i vaksionuar me dy doza, virusi ka simtoma jo të lehta, e në veçanti për ata që kanë probleme tjera shëndetësore.
Duke ju uruar shëndet për ju dhe familjet tuaja, lutem për sa më pak të infektuar, e ata që tashmë janë pozitivë ta kalojnë sa më lehtë.
Ju lutem kujdesuni për veten dhe familjet tuaja.