75 Mall Live Search
15:15 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / k.v

Tahiri: Jam i nderuar të ju prijë në këto 4 vite që Vushtrria të mbetet e jona dhe e juaja

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot ka mbajtur tubimin hapës së Fushatës Zgjedhore për raundin e dytë që mbahet këtë të diele më 14 Nëntor.

Në këtë tubim masiv i pranishëm ishte edhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe figura të njohura të LDK-së.

Në fjalën e rastit para të pranishmëve, kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri tha se tashmë Vushtrrria nuk mund të kthehet prapa kur udhëheqja u takonte disa personave dhe vetëm pushteti e jo qytetarëve.

“Vushtrria ju takon juve, Vushtrria duhet të mbetet e juaja, ju e meritoni qeverisje e mirë, jam i nderuar të ju prijë në këto 4 vite që Vushtrria të mbetet jona” ka thënë Tahiri.