75 Mall Live Search
21:39 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Tahiri jep detaje në lidhje me rastin e ri nga Vushtrria, bën thirrje që të respektohen masat

Sot në Kosovë është konfirmuar një rast i ri me Covid-19, që vjen nga Vushtrria.

Kryetari i kësaj komune thotë se personi i infektuar është me banim në rrugën 2 Maji, shkruan Indeksonline.

Ai bën thirrje që të tregojmë patriotizëm qytetar duke respektuar masat.

“Përdorimi i maskës, mbajtja e distancës janë detyrime ligjore por edhe qytetare që të mos rrezikojmë shëndetin tonë, të familjes tonë e të qytetit”, shkruan Tahiri në Facebook.