75 Mall Live Search
20:48 / E Hënë, 20 Shtator 2021 / LB

Tahiri: Kam fakte se gjatë verës ka pasur fshehje të rasteve të vdekjeve nga Covid-19

kryesia ldk xhafer tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahri thotë se qëndron pas deklaratës së tij se gjatë verës u fshehën rastet e vdekjeve nga Covid-19.

Në T7, kandidati i LDK’së për kryetar të Vushtrrisë, thotë se ka dëshmi për atë që ka thënë.

“Atë deklaratë që e kam dhënë, qëndrojë prapa saj dhe në çdo kohë jam i gatshëm të dëshmojë”, theksoi Tahiri.

Por a e ka kontaktuar dikush nga institucionet e drejtësisë?

“Askush”, theksoi ai.

“I qëndroj asaj deklarate që e kam dhënë, kam fakte, kam emra”, theksoi Tahiri.

“Ne që tre vjet paguajmë shërbimet e varrimit për qytetarët e Vushtrrisë dhe kemi statistika të sakta të numrit të vdekjeve vit për vit. Rritja e numrit të vdekjeve në Vushtrri në dy vitet e fundit është 40 për qind më shumë sesa mesatarja e 10 viteve të fundit. Këto të dhëna i kemi edhe me Bashkësinë Islame sepse ata i kanë të dhënat e 10 vjetëve të fundit”, thotë Tahiri.

“E kam diskutuar me IKSHPK’në pse po vdesin qytetarët e Vushtrrisë, a keni ndonjë shpjegim? Jo të gjithë janë deklaruar se kanë qenë nga Covid-19 por nuk kemi shpjeg