Tahiri: Kjo situatë politike rrezikon të paralizojë shtetin, përgjegjësia bie mbi Kurtin
Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka reagur pas dështimit të formimit të qeverisë ”Kurti 3”.
Ai ka thënë se Kosova po hyn në një nga krizat më të thella politike të viteve të fundit.
Tahiri ka bërë të ditur se kjo situatë mund ta paralizojë shtetin dhe të godasë qytetarët dhe ekonominë.
”Kosova po hyn në një nga krizat më të thella politike të viteve të fundit. Kjo situatë, pa qeveri të zgjedhur dhe me mosmiratimin e buxhetit për vitin 2026, rrezikon të paralizojë shtetin, të godasë drejtpërdrejt qytetarët dhe ekonominë, si dhe të cënojë seriozisht sigurinë kombëtare. Përgjegjësia bie mbi z. Kurti, i cili po dëshmon paaftësi në udhëheqjen e shtetit.” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:

