75 Mall Live Search
14:19 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tahiri: Kompensimi është dora e shtetit për t’i siguruar viktimat se drejtësia është arritur

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ishte i pranishëm sot në shënjimin e ‘Javës për të drejtat e viktimave të krimit’.

Me këtë rast Tahiri ka thënë se Kosova është vendi i parë në rajon që ka përligjur dhe rregulluar të drejtën e viktimave të krimit në kompensim, si dhe ka ndërtuar mekanizmat e duhur për zbatimin e kuadrit ligjor në fuqi, transmeton Indeksonline.

Tutje ministri Tahiri ka shtuar se kompensimi është dora e shtetit për t’i siguruar viktimat e se drejtësia është arritur.

Postimi i plotë:

Sot shënuam javën për të drejtat e viktimave të krimit. Republika e Kosovës është vendi i parë në rajon që ka përligjur dhe rregulluar të drejtën e viktimave të krimit në kompensim, si dhe ka ndërtuar mekanizmat e duhur institucional për zbatimin e kuadrit ligjor në fuqi. Baza ligjore që rregullon këtë fushë, reflekton frymën më demokratike dhe më të përshtatshme për adresimin e kësaj çështje dhe mundëson që të arrihet e drejta në kompensim, si obligim i shtetit përballë kësaj kategorie. Kompensimi është dora e shtetit për t’i siguruar viktimat se drejtësia është arritur, si dhe për të lehtësuar rrugëtimin e tyre drejt rimëkëmbjes.