Tahiri: Kontratat njëburimore janë nënshkruar pa asnjë transparencë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/04/Abelard-Tahiri-ne-Kuvend-768x422-1.png)
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për kontratat njëburimore. Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga PDK-ja.
“Deri në 200 milionë euro shkon shifra e kontratave njëburimore nga kjo qeveri”, u shpreh Tahiri.
“Duhet t’i analizojmë këto kontrata dhe të shohim sa janë reale. Janë kontrata njëburimore me shuma marramendëse. Shohim sigurimin e objekteve të KEK-ut, e çështje banale që janë kontratat burimore.
“Kontratat njëburimore janë kontrata të nënshkruara në një tavolinë duke fshehur transparencën. S’ka transparencë”, u shpreh Tahiri.