20:56 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tahiri: Kosova e sigurt në kursin e saj drejt konsolidimit të mirëfilltë shtetëror e institucional

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se Kosova tashmë është e sigurt në kursin e saj drejt konsolidimit të mirëfilltë shtetëror e institucional.

Tahiri ka thënë poashtu se jemi me fat që jetojmë në këtë kohë për të përjetuar përmbushjen e vullnetit të kamotshëm për shtet të pavarur dhe Sovran, që sot ishte prezent në të gjitha kuptimet, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Shënimin e jubileut të pavarësisë, sot e vazhduam me seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me parakalimin e Policisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe me pritjen shtetërore për nder të kësaj ngjarje. Të rrethuar me miq ndërkombëtar, me udhëheqës të rajonit dhe diplomatë, me personalitete që kanë dhënë kontribut të madh për ne, përjetuam emocione të veçanta duke parë se Republika e Kosovës, tashmë është e sigurtë në kursin e saj drejt konsolidimit të mirëfilltë shtetëror e institucional. Jemi me fat që jetojmë në këtë kohë për të përjetuar përmbushjen e vullnetit të kahmotshëm për shtet të pavarur dhe sovran, që sot ishte prezent në të gjitha kuptimet. Asgjë s’do të ndalë rrugën drejt progresit të Republikës së Kosovës dhe për këtë, motivi është më i lartë se kurrë.