11:47 / E Premte, 26 Maj 2023 / S Z

Tahiri: Kosova është gati për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës

Shefi i Grupi Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, është duke qëndruar në Parlamentin e shtetit të Lativës në Riga, ku po merret vendim për votimin e dy avokatëve eminent.

Po ashtu, Tahiri tregoi se do të bënë një vlerësim për legjislacionin e Kosovës, si një hap i rëndësishëm drejt rrugëtimit tonë dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Postimi i plotë i Tahirit:

Mirëmëngjesi qytetarë të Republikës së Kosovës!

Po lajmërohem nga Parlamenti i shtetit të Letonisë në Riga, ku do të ndodhë një takim i rëndësishëm i Këshillit të Evropës.

Do të ketë takim Komiteti i Përhershëm, i cili do të marrë një vendim me rëndësi të votimit dhe emërimit të dy avokatëve eminentë. Do të bëjë një vlerësim për legjislacionin e Kosovës, si një hap i rëndësishëm drejt rrugëtimit tonë dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Dua të falënderoj shumë miqtë tanë, shtetet mike që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme.

Po ashtu, është e rëndësishme që Kosova të jetë prezent, të reflektojë dhe të prezantojë të vërtetën e vet. E vërteta jonë është që jemi gati për të qenë anëtar i Këshillit të Evropës dhe se legjislacioni jonë është shumë i avancuar në këtë temë.Ju faleminderit! Paçi një ditë të mbarë!