75 Mall Live Search
10:33 / E Enjte, 12 Mars 2026 / S Z

Tahiri: Kosova në krizën më të rëndë pas pavarësisë, ekonomia buzë kolapsit

Kosova është buzë kolapsit tha shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Sipas tij, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, vendi ka hyrë në situatën më të rëndë post pavarësi me shumë të panjohura.

Tahiri në një konferencë për media të enjten akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje që sipas tij nuk është në gjendje të bëjë shtetin funksional.

“Vendi është në situatën më të rëndë në post pavarësi dhe një ndër krizat ma të thella me shumë të panjohura. Kosova sot është në bllokadë, ndërsa shteti është jofunksional. Ekonomia është buzë kolapsit”, tha ai.

Tahiri ka thënë se VV është treguar e pangopshme, pasi që përveç qeverisë po do ta marrë dhe Presidencën.  

“Që dy palë zgjedhje i fiton VV, Kurti me 51 përqind e nuk është në gjendje ta bëjë shtetin funksional, për shkak se është e pangopshme dhe do që ta marrë dhe instiucionin e presidentes”, tha Tahiri.

Tahiri u shpreh i bindur se dekreti i presidentes Osmani për shpërndarje të kuvendit është kushtetues.

Madje ai kritikoi siç tha sulmet ndaj institucionit më të lartë juridk në vend nga eksponent të LVV-së.

Ai e shprehi të nevojshme edhe një bashkëpunim opozitar në zgjedhjet e mundshme të ardhshme.

“Opozita nuk duhet të frikësohet që të bashkohet në një platformë”, shtoi ai.