75 Mall Live Search
21:41 / E Enjte, 08 Maj 2025 / Z S

Tahiri: Kosovës i duhet një qeveri që duhet të përbëhet nga partitë politike që në mandatin e kaluar ishin në opozitë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Kosovës i duhet një qeveri që duhet të përbëhet nga partitë politike që në mandatin e kaluar ishin në opozitë dhe e njëjta të drejtohet nga Bedri Hamza.

Sipas tij, një qeveri e tranzicionit e propozuar nga Abdixhiku “nuk ka vend në Republikën e Kosovës”.

“Mendoj që në këto rrethana, një qeveri e unitetit ku janë të gjitha partitë bashkë me një kryeministër konsensual që do propozohej, mendoj që sot për sot nuk ka vend në Republikën e Kosovës për diçka të tillë. Neve na duhet një qeveri që ju shërbën qytetarëve, një plan emergjent në katër –pesë pika që Qeveria e Tranzicionit nuk mundet me bo”, tha Tahiri në Pressing.

“Një qeveri që do të drejtohet nga z.Bedri Hamza, Kosovës i duhet një qeveri që duhet të përbëhet nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë”, shtoi ai./Indeksonline/