12:19 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Tahiri- KQZ-së: Mos eksperimentoni me zgjedhjet në Veri, ngritni kujdesin maksimalisht

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në Komisionin për Buxhet ka folur rreth planifikimit financiar të KQZ-së dhe gjendjes në veri.

Ai ka thënë se AAK-ja, ka propozuar një kërkesë për planifikimin financiar të KQZ-së,  duke i përmendur disa pika të cilat janë kryesisht teknike që nuk lidhen me reforma politike.

‘’Për AAK-në raporti i KQZ-së përshkruan menaxhimin publik të parasë. Megjithatë, ne e kemi një kërkesë për planifikimin financiar të KQZ, me që jemi në proces të reformës zgjedhore, planifikimin buxhetor ta bëjnë në përputhje me pikat që janë të dakorduara. Pra, pikat janë kryesisht teknike që nuk lidhen me një reformë politike, por nga rekomandime të ndryshëm dhe të cilat do të kenë impakt financiar për vitin e ardhshëm’’, ka thënë Tahiri.

Më tej ka kërkuar që si institucion kushtetues ta ngrisin maksimalisht kujdesin, pasi që sipas tij atje nuk sundon ligji por kriminelët e Vuçiqit.

Fjalimi  i plotë:

Për AAK-në raporti i KQZ-së përshkruan menaxhimin publik të parasë. Megjithatë, ne e kemi një kërkesë për planifikimin financiar të KQZ, me që jemi në proces të reformës zgjedhore, planifikimin buxhetor ta bëjnë në përputhje me pikat që janë të dakorduara. Pra, pikat janë kryesisht teknike që nuk lidhen me një reformë politike, por nga rekomandime të ndryshëm dhe të cilat do të kenë impakt financiar për vitin e ardhshëm.

Është mirë, që si institucion kushtetues, ta ngrisni kujdesin maksimalisht, dje janë dërguar zyrtarët e KQZ-së, të cilët janë kthyer prapa për shkak të mungesës së sigurisë, sepse aty nuk sundon ligji, por kriminelët e Vuçiqit.

Kushtet nuk janë për të eksperimentuar. Qëndrimi amerikan, sot, është shumë i qartë…