18:50 / E Enjte, 27 Korrik 2023 / LB

Tahiri: Kufizimi i hapësirës së gazetarëve brenda sallës plenare, është vendim i mentalitetit të “zdravo mazhorancës”

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar për kufizimin e hapësirës gazetarëve brenda sallës plenare të Kuvendit.

Tahiri ka shkruar në Facebook se si Grup Parlamentar e kundërshtojnë plotësisht.

“Lufta e këtij pushteti me mediat, fillimisht duke u përpjekur t’ua ndalin fjalën, pastaj duke ua revokuar licencat, nuk mund të shtrihet edhe tek revokimi i hapësirës fizike për raportim të lirë. Kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit që ta tërheq mbrapa këtë vendim të paarsyeshëm”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Vendimi për kufizimin e hapësirës së gazetarëve brenda sallës plenare të Kuvendit, është vendim i mentalitetit të “zdravo mazhorancës” të cilin, si Grup Parlamentar i PDK-së e kundërshtojmë plotësisht. Lufta e këtij pushteti me mediat, fillimisht duke u përpjekur t’ua ndalin fjalën, pastaj duke ua revokuar licencat, nuk mund të shtrihet edhe tek revokimi i hapësirës fizike për raportim të lirë. Kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit që ta tërheq mbrapa këtë vendim të paarsyeshëm.