75 Mall Live Search
13:44 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / H F

Tahiri: Kur i duhet Vetëvendosjes, Llaban vendos dhe lavdërohet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj rolit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llaban, duke e akuzuar se po ndihmon Vetëvendosjen në “sistemimin e anëtarëve të saj në pozita kyçe përmes vendimeve të dyshimta dhe të njëanshme”.

Reagimi i Tahirit vjen në një moment kritik për institucionet e Kosovës, ku vendi po përballet me një krizë të thellë institucionale si pasojë e pamundësisë për konstituimin e kuvendit, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura në muajin shkurt.

Sipas Tahirit, Llaban e rrëzoi kërkesën e PDK-së, duke legjitimuar kështu seancën që, sipas opozitës, ishte e kontestueshme dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese.

Statusi i tij i plotë: