Tahiri: Kurti dhe Vitia të japin sqarime pse nuk ka vaksina anti-Covid

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të hënën, më 26 prill, të jetë debati parlamentar i kërkuar nga kjo parti, lidhur me situatën me Covid-19 dhe sigurimin e vaksinën anti-Covid.
Tahiri ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë sa i përket mos sigurimit të vaksinës anti-Covid.
“Fatmirësisht kemi disa lajme të mira nga BE dhe ShBA për vaksina, por nuk kemi angazhim të njejtë të qeverisë siç kemi tek vendet e rajonit. Jemi jashtëzakonisht shumë keq, numri i testimeve po bie, andaj ky debat parlamentar do t’i kontribuojë sado pak kësaj çështje. Kjo qeveri nuk e kanë prioritet çështjen e qytetarëve tanë, ata po e shohin si shumë normale gjë e cila për neve është e paranueshme”, tha ai, transmeton IndeksOnline.
“Seanca u vendos që të mbahet ditën e hënë ku edhe duhe të jepet një sqarim sa i përket sigurimit të vaksinave. Spitalet janë të stërmbushura dhe nuk po shohim asnjë angazhim të qeverisë. Ju bëjmë thirrje kryeministri dhe ministrit të shëndetësisë që të marrin pjesë në këtë debat dhe të japin sqarimet e tyre”, theksoi ai.
“Kurti nuk jep kurrfarë përgjegjësi prej kohës kur e ka organize atë ceremeninë e famshme, nuk e kemi pa dhe nuk jep asnjë sqarim sa i përket kësaj gjendje”, shtoi ai.
Për letrën e zotit Biden, Tahiri, ka deklaruar:
“Republika e Kosovës është në rrugë të drejtë, nuk duhet në asnjë rrethanë të bëj asnjë lloj kompromisi që do ta cënonte funksionalizimin e saj. Këtë që kemi arritë deri sot, e kemi arritë me SHBA-të. Nuk besoj asnjëherë që Shtetet e Bashkuara do t’i kërkojnë Kosovën kompromise që cënojnë funksionalitetin e shtetit tonë”, ka thënë ai.
/IndeksOnline/