Tahiri: Kurti nga dita e parë nuk i ka pasur numrat për qeveri
Anëtari i kryesisë së AAK-së Besnik Tahiri ka folur për situatën politike në vend.
Ai tha se po të kishte qenë deputet do të votonte pro konstituimit të Kuvendit.
“Që nga dita e parë e kemi ditë që z. Kurti nuk i ka numrat për Qeveri. Ne do ta kishim konstituuar Kuvendin dhe i kishim thënë zotëri, ti shohim numrat, ky si ka pasë numrat. Nuk ka dashtë me pas Qeveri Kurti me 61 deputetë, për shkak se e ka ditur se ajo qeveri është me 62 kryeministra”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tashmë e ka caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Ato pritet të mbahen më 28 dhjetor.

