75 Mall Live Search
14:51 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Tahiri: Kurtit i duhet një prokurori që amniston Martin Berishajn, por që nuk do të ketë kurrsesi

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi ta rrëzojë Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ka treguar se kryeministri Albin Kurti nuk ka arritur ta përvetësojë një institucion të rëndësishëm siç është KPK-ja.

Në një konferencë për media të shtunën, Tahiri ka akuzuar Kurtin se ka tentuar ta vendosë nën kthetra KPK-në, por se Kushtetuesja nuk e lejoi.

Pas konferencës së mbajtur, Tahiri përmes Facebook-ut të tij zyrtar ka akuzuar Kurtin se po mbron Martin Berishajn, dhe për këtë Kurti me nxitim kishte dashur të vë dorë ne prokurorinë e shtetit.

Ku sipas Tahirit, në këtë mënyrë Kurti do ta amnistonte Martin Berishajn nga llogaridhënia

Postimi i plotë:

Albin Kurti e kishte shumë me nxitim që ta vë në dorë prokurorinë e shtetit, sepse atij i duhet një prokurori që amniston Martin Berishajn nga llogaridhënia. Mirëpo Gjykata Kushtetuese, ia pamundësoi një gjë të tillë, duke e shpallur si antikushtetues ligjin për Këshillin Prokurorial, për të cilin, si Grup Parlamentar i PDK-së iu patëm drejtuar Gjykatës me argumentet tona. Alibi për politizimin e institucioneve të pavarura në emër të reformave, nuk mund të ketë. Amnisti për Martin Berishajn, nuk do të ketë kurrsesi.