75 Mall Live Search
20:53 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / S Z

Tahiri- Kurtit: Lëre bakllavën e filmat, jepja shtesat e rrezikshmërisë policëve


Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë edhe njëherë thirrje qeverisë që t’ia jep policisë shtesat e rrezikshmërisë. 


Tahiri përmes një reagimi në Facebook, ka komentuar edhe shpërndarjen e bakllavës pjesëtarëve të policisë së Kosovë në veri. 

“Kryeminister, lëri more bakllavat e filmat por jepja shtesat e rrezikshmërisë e rritja koeficientin në pagë policëve! Bile ke pas mundësi me jau qit rrogat para Bajrami!”, është shprehur Tahiri.