16:29 / E Enjte, 27 Maj 2021 / OSH

Tahiri-Kurtit: Ndryshe po flet, e ndryshe po vepron, për zhbërjen e AKP-së dhe krijimin e Fondit Sovran duhet ndërruar ligji

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk po e di se çka ka propozuar GP i LVV-së.

Ai u shpreh se për ta shuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit duhet në Kuvend të sillet Ligji, për të ristrukturuar AKP-në.


“Kryeministër nuk e di a je i vetëdijshëm çka ka propozuar Grupit yt Parlamentar sot. Ju po folni për zhbërjen e Agjencisë, krijimin e Fondit Sovran e këta e kanë propozuar një Bord të ri, pra këta propozojnë me vazhdu punën Agjencia Kosovare e Privatizimit, e ti po thu me u ndërpre. Kryeministër nuk mundesh me ua ndërru njerëzve mandatin me email. Nëse do ma zhbë Agjencinë, e bjen Ligjin edhe Bordit të ri i jep mandat me ligj, me ristrukturu. Për korrupsion e ato duhet Task Forcë me bo edhe krejt lëndet me i hetu”, tha Tahiri.

Ai shtoi se kryeministri nuk është duke e bërë atë që po e thotë, por po krijon Bord të ri.

“Po thu diçka tjetër, e po vepron ndryshe, nuk je tu e zhbë Agjencinë, është turp është marre prej teje me na thane këtu të pavërteta, me na ofendu në këtë formë”, vazhdoi Tahiri.