Tahiri: Me Bedri Hamzën kryeministër, kemi mundësinë ta sjellim një qeverisje të përgjegjshme

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri, u shpreh i lumtur me rezultatet e fushatës elektorale.
“Fushata jonë ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm nga Kosovës deri te mërgata jonë e palodhur, ku takova bashkatdhetarë që me zemër e mendje janë gjithmonë pranë atdheut. Kudo që kam shkuar, kam parë shpresë, besim dhe gatishmëri për ta ndryshuar Kosovën për të mirë”, u shpreh Tahiri.
Ai tha se bashkë me Bedri Hamzën si kryeministër, është mundësia të sjellët një qeverisje e përgjegjshme, të aftë dhe me vizion të qartë për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e secilit qytetar.
Kujtojmë se në zgjedhjet e nesërme, Ilir Tahiri bartë numrin 104 në listën PDK-së.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës,
Fushata jonë ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm nga Kosovës deri te #mërgata jonë e palodhur, ku takova bashkatdhetarë që me zemër e mendje janë gjithmonë pranë atdheut. Kudo që kam shkuar, kam parë shpresë, besim dhe gatishmëri për ta ndryshuar Kosovën për të mirë.
Me Bedri Hamzën kryeministër, kemi mundësinë ta sjellim një qeverisje të përgjegjshme, të aftë dhe me vizion të qartë për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e secilit qytetar.
Vota juaj është vendimtare! Votoni për PDK-në dhe numrin tim 104, sepse bashkë i kemi 104 arsye për ta çuar Kosovën përpara!
Faleminderit nga zemra për besimin dhe përkrahjen tuaj! Me ju dhe për ju, për një Kosovë më të mirë.